I mungon skenës shqiptare prej 7 vitesh, Teatri Kombëtar kujton 73-vjetorin e aktorit Roland Trebicka

Jan 18, 2020 | 15:45
SHPËRNDAJE

82446131_10156565487367121_1772411077527601152_n

Shtatë vite prej ndarjes nga jeta, Teatri Kombëtar kujton sot 73-vjetorin e aktorit të madh Roland Trebicka.

Kinematografia shqiptare humbi aktorin e dashur të publikut, pas një sëmundje të rëndë, nga e cila nuk doli dot fitimtar. Ai u shua më 6 mars 2013.

82449994_10156565487417121_5767519755674058752_n

Jetëshkrimi

Roland Trebicka lindi në Korçë më 18 Janar 1947. Karriera e tij si aktor fillon me rolin e Kostës, në filmin “Debatik”, më 1961. Ndoshta, që këtu e ardhmja e tij ishte vendosur. Humori spontan, i cili i buron dhe në momentet më të vështira u shqua që në kohën e shërbimit ushtarak, ku shërbeu si aktor në Estradën profesioniste të SHQUP (Shtëpia Qendrore e Ushtrisë Popullore), e njohur si “Estrada e Ushtarit”.

82862325_10156565487537121_6537848421116542976_n

Vitet në këtë trupë profesioniste ishin për Trebickën stazhi i nevojshëm, që i hapi më pas rrugën drejt Teatrit Popullor, sot Teatri Kombëtar. U bë anëtar i trupës së Teatrit Kombëtar më 1971dhe punoi aty deri në vitin 1999. Pas një përvoje trevjeçare me kompaninë “Publimedia”, u kthye në Teatrin Kombëtar.

82347378_10156565487617121_6768924851416596480_n

Në jetën e tij artistike, kulmin e suksesit në publik e arriti me rolin e Jovan Bregut në komedinë “Pallati 176”. Por rolet e aktorit Roland Trebicka në teatër janë të shumtë.

82628124_10156565487497121_7031829476166074368_n

Shikuesit e kujtojnë me nostalgji në rolet e Xhenarinos tek “Magjia e madhe”, Zganarelit tek “Don Zhuani”, Hlestakovit tek “Inspektori” (“Revizori”), te “Një burrë me trandafil”, “Ne të gjithë këndonim Margaritën”, “Darka e të marrëve”, “Jashtë bie borë”, “Stjuardesat”, Kontin Almaviva “Berberi i Seviljes”, Vinsenti “Të gjithë me huqe”, “Një tablo absurde”, “Endrra e Ismail Qemalit” etj. Në vitin 2002, për rolin e Rojës te “Mbreti po vdes”, Trebicka ishte kandidat për Çmimin “Aktori më i Mirë Mbështetës” në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit Eksperimental, Kajro. Ka luajtur edhe në disa filma, ndër të cilët vlen të përmenden “Ëndërr për një karrige” (Vaska) dhe “Koncert në vitin 1936” (Nesti). Për kontributin e tij në skenë, ai është nderuar me titujt “Artist i merituar”, “Mjeshtër i Madh” dhe së fundmi, Bashkia Korçë i akordoi titullin “Nder i qytetit”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura