I moshuari shqiptar përdor garazhin si bazë për shitjen e kokainës, u arrestuar nga policia edhe me mijëra euro

Oct 29, 2020 | 19:20
SHPËRNDAJE

Një 61 vjeçar shqiptar ka përfunduar në prangat, i njohur për policinë për krime që lidhen me dhunën.

729102020135706_arrestoperspaccio

Atij iu kapën 100 gram kokainë, e ndarë në pako në pako si dhe 35 doza të tjera.

Gjithashtu, iu sekuestruan edhe 3 mijë euro dhe peshore elektronike. Burri u arrestua në flagrancë për shitjen dhe mbajtjen e drogës. Tani është në burg.

Agjentët gjetën drogën në garazhin e shtëpisë së 61-vjeçarit, pjesërisht e paketuar dhe gati për shitje.

Hetimet bënë të mundur për të konstatuar se, në gjashtë muaj para arrestimit të tij, tregtari kishte bërë të paktën 400 shitje doze kokaine për të varurit nga droga.

Lpnda narkotike e kapur do t’i kishte sjellë atij rreth 10,000 euro fitime.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura