I moshuari shkon te dentisti dhe i vjedh celularin duke ikur, por ja kush e zbuloi

May 9, 2017 | 8:28
SHPËRNDAJE

TIRANE – Gjykata dënon me burg shtetasin Lilo Skëndi, i akuzuar se i ka vjedhur celularin dentistit ku kishte shkuar si pacient.

Skëndi në ikje e sipër nga klinika dentare ku kishte vjedhur celularin është zbuluar nga djali i dentistit.

dentisti

Ngjarja ka ndodhur më datë 20.02.2017, kur u arrestua shtetasi Lilo Skëndi, 71 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë. Ky person akuzohej se në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu” i ka vjedhur telefonin shtetasit A.Z.

Ka qenë djali i dentistit që ka pikasur daljen e dyshimtë të pacientit nga klinika. Djali i dentistit, i cili në ato momente po zbriste nga banesa e tij që ndodhej një kat sipër klinikës së babait të tij, pasi kanë dyshuar te veprimet e pacientit, dentisti me të birin kanë konstatuar mungesën e celularit në klinikë.

Djali i dentistit është vënë menjëherë në ndjekje të personit të dyshuar dhe pasi njoftoi edhe policinë bëri ndalimin e të pandehuri Lilo Skëndi.

Ky i fundit është dënuar me 6 muaj burg për akuzën e vjedhjes.

Në gjykim u tha se pasi djali i dentistit e kapi fillimisht i dyshuari e mohoi faktin e vjedhjes së celularit, por kur u njoftua nga i dëmtuari se do të njoftonte policinë i moshuari nxori nga xhepi telefonin e vjedhur në klinikë duke kërkuar që të mos njoftohej policia.

Por djali i dentistit ka çuar të akuzuarin në Policinë e Tiranës, ku më pas ka nisur edhe ndjekja penale për këtë rast.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura