I moshuari i vrarë në Fier, njoftim në gazetë: Kërkoj lidhje me një femër

Nov 25, 2015 | 9:30
SHPËRNDAJE

Në Policinë e Fierit u shoqëruan dje 20 veta, të cilët janë pyetur në cilësinë e personave se mund të kenë dijeni për konflikte të mundshme të viktimës.

Ata janë kryesisht banorë të lagjes, por edhe persona që kishin marrëdhënie pune me 82- vjeçarin Likometaj.

Novruz-Likometaj

I ndjeri ishte kryetar i Sindikatës së Transportit të Autobusëve në Fier, ndërsa familja e tij (djemtë), pronarë të agjencisë së udhëtimeve “Likometaj Travel”.

Kanë qenë dëshmitë e banorëve që kanë orientuar policinë rreth motivit të krimit dhe autorit të mundshëm.

Burime nga grupi hetimor bënë të ditur se viktima ishte kthyer në shqetësim për banorët, ku jo rrallë herë ishte përplasur me ta për “nderin” e grave.

Madje, siç mësohet, kohët e fundit i moshuari kishte kërkuar një grua për lidhje, në një rubrikë ku burrat kërkojnë gra dhe anasjelltas.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura