I moshuari i dërgon sms natën fqinjes 33- vjeçare: Dua të njihem me ty

Jan 29, 2016 | 8:20
SHPËRNDAJE

Një i moshuar 67-vjeçar, i ve, është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi ishte denoncuar për përndjekje nga një vajzë 33-vjeçare. Burime zyrtare të Policisë së kryeqytetit thanë se i arrestuari është i moshuari Xhemal H., banues në rrugën “Myslym Shyri”.

Policia-e-TIranes-maj-2015Disa ditë më parë, ai ishte kallëzuar në Komisariatin nr.2 nga 33-vjeçarja me iniciale N.K., e cila banonte në një prej pallateve në të njëjtën rrugë, por disa metra më tej banesës së 67-vjeçarit. Sipas të dëmtuarës, i moshuari kishte rreth dy muaj që e përndiqte, e shqetësonte dhe i kishte shkaktuar edhe gjendje ankthi në disa raste.

Përveç mesazheve që i dërgonte vazhdimisht dhe orar pa orar në telefonin e saj, duke i kërkuar takim dhe lidhje, ai e shqetësonte edhe në rrugë kur përballej me të.

Madje, vajza ka pretenduar se në disa raste, gjatë orëve të natës, ai i ka shkaktuar panik dhe frikë teksa e priste te hyrja e pallatit, në errësirë, duke e ngacmuar edhe seksualisht në ndonjë moment. Këto kanë qenë disa prej momenteve, të ndodhura së fundmi që e kanë shtyrë 33-vjeçaren t’i drejtohet për ndihmë Policisë së Shtetit.

Pasi, sipas saj, fillimisht ka menduar se ai do të hiqte dorë dhe nuk do ta bezdiste më me mesazhe. Por pasi ka kuptuar që ai nuk kishte ndërmend të dorëzohej, madje situata ishte përkeqësuar edhe më shumë, e ka bindur të dëmtuarën që të bënte kallëzim penal ndaj tij.

Policia më pas ka vënë në pranga 67-vjeçarin, pasi ka sekuestruar si provë materiale edhe disa prej mesazheve që ai i kishte dërguar në celular vajzës që e denoncoi. Ndërsa vetë i dyshuari nuk ka pranuar ta ketë ngacmuar seksualisht, duke thënë se thjesht kishte dëshirë të njihej me të.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura