VIDEO/ ‘I mori kompetencat shtetit me Facebook’, Rama sqaron pse i shpërndante vetë urdhrat gjatë pandemisë

May 27, 2020 | 21:26
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama shpjegoi sot përse gjatë periudhës së pandemisë e kishte marrë ai ekskluzivitetin e shpërndarjes së informacioneve për masat kufizuese dhe urdhrave për karantinën në faqen e tij të Facebook.

rama per partite

“Meqë jemi tek FB dua të bëj një sqarim dreqi e mori për tërë ata që u ankuan e vazhdojnë të ankohen për kompetencat që FB im i mori shteti.
Gabimisht mendojnë se vendimet e kësaj periudhe ishin thjesht postime Fb, të naltgjatësisë së tij.

Asgjë që unë kam postuar në FB s’ka qenë e pavendosur më parë në rrugë zyrtare madje e shkruar në aktet zyrtare të shteti.

Faqja ime thjesht ka shërbyer për ta përshpejtuar e zgjeruar hapësirën e shpërndarjes së informacionit mbi vendimet e marra të cilat për vetë natyrën e kësaj lufte kanë qenë të shumta e kanë ndryshuar ditë pas dite”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura