I mori jetën afro-amerikanit George Floyed, ish-oficeri i shpëton akuzës “vrasje e shkallës së tretë”

Oct 22, 2020 | 17:05
SHPËRNDAJE

Një gjykatës i Qarkut Hennepin ka hequr akuzën “vrasje e shkallës së tretë” kundër ish-oficerit të policisë së Minneapolis Derek Chauvin, për vrasjen e George Floyd.

flozed

Chauvin ende përballet me akuza për “vrasje të shkallës së dytë” dhe vdekjen e Floyd më 25 maj, e cila shkaktoi protesta dhe trazira në mbarë vendin, por ashtu nxiti edhe ‘kërkimin e llogarisë’ ndaj policisë këtë verë.

Chauvin, i cili u la i lirë me kusht me një obligacion prej 1 milion dollarësh në fillim të këtij muaji, u pa në video që bëri xhiron e rrjetit teksa i kishte vënë gjurin në qafë Georgë Floyed, ndërsa kyi fundit po shfate edhe vëshirësi në frymëmarrje.

Oficerët e tjerë tani të ish-Minneapolis janë akuzuar si bashkëpuntorë “për vrasjen e shkallës së dytë” dhe gjykatësi mbështeti ato akuza.

Avokatët e secilit prej oficerëve nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave të CNN për komente të enjten në mëngjes, por media ka kontaktuar një avokat që përfaqëson familjen e Floyd.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura