I mori 60 mijë euro nëpërmjet mashtrimit/ Dëshmia e të fejuarit: Si e njoha Amarilda Lekën dhe çfarë më tha për punën

Nov 18, 2019 | 19:45
SHPËRNDAJE

Në dosjen e Prokurorisë në ngarkim të shtetases, Amarilda Leka, e cila është arrestuar për mashtrim, pasi akuzohet se i ka marrë një personi 60 mijë euro, është marrë edhe dëshmia e të fejuarit të saj.

amarilda-lekaa

J.G, ka deklaruar sipas dosjes së prokurorisë të siguruar nga “Panorama” se është njohur me shtetasen Leka me anë të rrjeteve sociale, konkretisht në Facebook, duke iu prezantuar edhe atij si gjyqtare pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda.

“Kam mbarur shkollën në Amerikë dhe kur u ktheva kam punuar si sekretare pranë një ish-ministrje, të cilën nuk ia mbaj mend emrin”.

Pikërisht ky prezantim i rremë ndaj të dashurit të saj, ka bërë që “lidhjet” të zgjeroheshin. Në një nga kafet në Tiranë, një shok i të dashurës së vajzës, i ka sqaruar hallin e një miku të babait të tij në mënyrë që ta ndihmonte.

“Kam një mikun e babait që ka një hall. Të lutem bisedo ta ndihmosh”- Mësohet të ketë thënë shtetasi A.M në kafe.

“Do shoh çfarë do bëj. Por, ma sill ta takoj”- I ka deklaruar Leka. Kjo ka bërë që të krijoheshin lidhje me shtetasin B. Zeneli, i cili i ka dhënë asaj rreth 60 mijë euro për ta “ndihmuar” për nxjerrjen e kunatit nga burgu.

Takimet janë zhvilluar kryesisht në lokal në zonën e “Myslym Shyrit” në Tiranë. Pas dy takimeve me shtetasin B.Zeneli, Amarilda i ka thënë të dashurit të saj që: “Do t’ia kryej porosinë B…, pasi në lokal kur pimë kafe herën e fundit, më ka dhënë 45 mijë euro dhe këto euro ja dhashë dikujt, një personi me pushtet”-emrin e të cilit ma tha por nuk e mban mend.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura