I morën një personi 26 mijë euro me anë të kanosjes, zbulohet grupi

Apr 26, 2016 | 21:41
SHPËRNDAJE

Dy persona kanë përfunduar në pranga dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim pasi akuzohen për “kanosje”.Euro12

Në finalizimin e operacionit “Eklipsi”, u arrestuan në flagrancë R.A., 18 vjeç dhe Luan Lama, 19 vjeç, kurse në kërkim janë shpallur F.Gj., 29 vjeç dhe I.Sh., 19 vjeç.

Këta shtetas prej një periudhe 5 mujore dyshohen se i kanë marrë të dëmtuarit  E. B. me anë të dhunës dhe kanosjes një shumë prej 26.000 euro dhe po tentonin që t’i merrnin dhe një shumë tjetër prej 3000 euro.

Në momentin që këta shtetas po tentonin të merrnin shumën e parave është bërë kapja në flagrancë e tyre në rrugën e “Barrikadave”, në afërsi me shkollën e mesme të përgjithshme “Sami Frashëri”, në Tiranë.

Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan: – 3 aparate celulare – 6 karta celularesh të kompanive të ndryshme  dhe – një automjet tip “Mercedes Benz”, me targë AA391LU

Materialet procedurale do t’i dërgohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë, për veprën penale të ”Shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura