“I meritojmë plotësisht bastardët që na drejtojnë”, shpërthen mjeku pas humbjes së mikut dhe pacientit

Jun 15, 2018 | 9:16
SHPËRNDAJE

Ndarja nga jeta e Perikli Dhales, emrit te njohur te futbollit jo vetem per Tironen, njeheresh edhe kreut te PD-se ne lagjen 8 te kryeqytetit ka lene te njohurit e tij me nje dhimbje te madhe per kete humbje.

dhales1

Mes tyre, edhe mjeku i njohur i QSUT-se, Tritan Kalo, i cili shkruan se nuk e kishte vetem pacient te dashur, por edhe mik te mire. Ai ka shperthyer me nje postim ne faqen e tij ne FB, pasi ndihet i zhgenjyer nga mungesa e nderimit qe meritonte Dhales ne percjelljen e fundit.

Postimi i mjekut Kalo:

Dy dite me pare humba mikun dhe pacientin tim te dashur,Perikli Dhales.Ishte e vetmja beteje qe humbem,pasi fitorja eshte e pamundur ne mjekesine e sotme,megjithe diagnostikimin e menjehershem qe i beme.

Ajo qe me beri pershtypje ishte indiferenca e federates se futbollit ,per ta nderuar ashtu sic e meritonte.Indiferenca e bashkise qe ta nderonte kampionin e qytetit tone.Dhe mbi te gjitha,indiferenca e klubit teTirones per te nderuar kampionin e madh te tyre,duke harruar qe nepermjet Peres nderojne veten e tyre.Dje Tirona ,moralisht ka rene ne kategori te katert. Ndersa ne si popull tregojme qe i meritojme plotesisht bastardet qe na drejtojne. Boll te kujtoni se cfare beri Kosova pak dite me pare per nje lojtar te nivelit te tij.Gezuar Bajramin miqte e mi…..!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura