I mbytur në borxhe, shqiptari i jep fund jetës para të birit. Deklarata e fortë e bashkëshortes së tij pas ngjarjes

Aug 10, 2022 | 8:30
SHPËRNDAJE

Një shqiptar nga Kosova i ka dhënë fund jetës në një mënyrë të tmerrshme dhe demonstrative.

Bylent Bill Troshupa

Përveç faktit që ai u vetëdogj në sytë e djalit të tij, vdekja e shqiptarit tronditi Anglinë për shkakun se ai nxori në pah një dukuri, para së cilës duket se autoritetet britanike kanë mbyllur sytë e madje me vetëdije.

Ky është qëndrimi që mban bashkëshortja e shqiptarit, e cila ka lajmëruar se janë me qindra e mijëra persona si bashkëshorti i saj që kanë hyrë në lojën e kumarit dhe kanë mbetur peng i borxheve të llahtarshme.

Detajet e të dhënave mbi këtë ngjarje të rëndë, po edhe mbi dukurinë i ka bërë me dije “Daily Mail”, që i ka kushtuar një vëmendje të veçantë rastit për të publikuar në fakt dukurinë e borxhlinjve të kumarit.

SHKRIMI

Një matematicien dhe student premtues i mjekësisë, i cili kishte lindur në Kosovë, e ka djegur veten për vdekje përpara syve të djalit të tij adoleshent. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një qytet jo shumë larg Londrës, dhe sipas informacioneve, 53-vjeçari shqiptar kishte 250,000 paund apo 295 mijë euro borxhe në kumar, raporton “Daily Mail”.

Bylent ‘Bill’ Troshupa, 53 vjeç, me origjinë nga Prishtina, i cili u largua nga Kosova për shkak të regjimit të ish-Jugosllavisë drejt Londrës, ishte zemëruar dhe i çrregulluar pasi kishte humbur mijëra baste 12 orë në ditë gjatë pandemisë me firma përfshirë “William Hill” dhe “888”.

Pas kësaj situate, martesa e tij ishte prishur dhe sipas një urdhri, atij i ishte ndaluar ta vizitonte gruan Julie Martin, 51 vjeç, dhe djalin e tyre 16-vjeçar. Por babai i dy fëmijëve kishte mbërritur me një thikë, kanaçe me karburant dhe zarf plot me para, ndërsa djali i tij ishte i vetëm në shtëpi nëntorin e kaluar.

Ai filloi ta përplaste derën duke kërkuar që të futej brenda para se t’i linte paratë përmes kutisë së letrës, duke u larguar dhe duke ia vënë flakën vetes. Djali i shqetësuar e kishte telefonuar nënën e tij, ndërsa ajo po kthehej me veturë në Waltham Abbey, Essex, nga puna rreth orës 20:30, duke i thënë se babai i tij po digjej në zjarr jashtë. 51- vjeçarja nxitoi në shtëpi për ta gjetur Troshupan “në zjarr, duke bërtitur ndërsa binte në dysheme”.

Një fqinj ishte përpjekur ta parandalonte tragjedinë, por djegiet e tij ishin shumë të rënda. Shërbimet e urgjencës luftuan për 90 minuta në vendngjarje përpara se ai të intubohej dhe të fluturonte me helikopter drejt spitalit Broomfield. Dr. Niall Martin, nga njësia e djegieve, tha se ai pësoi arrest kardio-pulmonar dhe vdiq në orën 01:30 të mëngjesit.

Mjeku ligjor i lartë Lincoln Brookes e cilësoi aktin si vetëvrasje në gjykatën e mjekëve të Chelmsford. Martin, e cila gjithashtu ka një vajzë, 22 vjeçe, u ul në seancën 1-orëshe me lot duke shtrënguar duart e dy miqve të saj. Hetimi vjen pasi ministrat janë kritikuar për vonimin e një lidhur me çështjen e rregullores së lojërave të fatit.

Më pas, Martin, e cila është bërë një aktiviste e zëshme për viktimat e varësisë ndaj lojërave të fatit, tha për “Daily Mail” se “Qeveria duhet t’i përshpejtojë veprimet”.

“Kjo nuk ka të bëjë me vdekjen e burrit tim. Kjo më ka prekur mua, ka prekur fëmijët tanë, ka prekur familjen e tij. Por kjo është vetëm maja e ajsbergut, ka mbi 400 vetëvrasje çdo vit dhe mijëra të tjera me antidepresivë dhe probleme të shëndetit mendor që vuajnë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura