I mbijetuari i holokaustit shkon me rrëfimin tronditës: Isha vetëm 14-vjeç kur mu ngarkua detyra të…

Dec 7, 2019 | 21:05
SHPËRNDAJE

Josef Lewcoicz ishte vetëm 14-vjeç kur iu dha detyra e tij e parë, të hiqte me lopatë dhe karrocë, skeletet e njerëzve në kampin e tmerrshëm të përqendrimit në Plaszow.

Kjo shënoi fillimin e tre viteve të mjerimit për të, pasi adoleshenti me orgjinë polake, u dërgua nëpër pesë kampe të ndryshme përqendrimi, ku tha se ka parë të burgosur të uritur që hanin një djalë të vdekur, apo roje të sëmurë që i detyronin të burgosurit të hidheshin nga shkëmbinjtë.

1

Sot, Josef, përndiqet nga makthi i tij, Holokausti, ku ai pa se si nazistët vranë të gjithë 150 anëtarët e fisit të tij. “Unë kisha parë kaq shumë egërsi sa asgjë nuk më befasoi më, të shtënat, varja, rrahjet…”- ka rrëfyer ai për “The sun”.

E ndërsa Holokaustui po i zbehet nga kujtesa, 93-vjeçari Josef tha se po e tregon tani historinë  e tij, në mënyrë që e vërteta e tmerrshme të ruhet për brezat e ardhshëm, ndërsa mesazhi i tij ishte për më tepër shpresë.

“Ka shumë gjëra për të cilat të shpresojmë dhe ka shumë gjëra që ne mund t’i shijojmë”, tha ai. Ai tregoi se si 160 njerëz u ngarkuan në një makinë bagëtish, për t’u transferuar në kampin e përqendrimit, Aushvic, kampi më vdekjeprurës në botë, ku u vranë 1.1 milion njerëz.

2

“Ne nuk mund të merrnim frymë. 160 njerëz në makinën e bagëtive dhe në të nxehtin e verës. Kur mëritëm në Aushvic dy ditë më vonë, po qëndroja mbi grumbullin e kufomave, që shkonte deri në çatinë  e makinës. Vetëm 20 mbijetuan, 140 vdiqën”, tha ai.

Këtu atij iu caktua puna që të vendoste trupat në nnjë kamionçinë të vogël dhe t’i çonte nëpër krematoriume. “Kjo punë më mbajti gjallë. Ata nuk më dërguan në dhomat e gazit sepse unë punoja”, u shpreh ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura