I mbijetoi eksplozivit poshtë makinës, rikthehet në punë pas 3 muajsh drejtori i burgut të Fushë-Krujës

Apr 28, 2015 | 10:45
SHPËRNDAJE

Arben Suloj rikthehet në krye të burgut të Fushë-Krujës, pas rikuperimit të gjendjes shëndetësore, tre muaj pasi i mbijetoi plagëve që mori në shpërthimin me eksploziv që i vendosën në automjetin e tij. 

Arben Suloj në spital

Pak javë më parë Suloj u kthye nga Italia, ku mori trajtim më të specializuar shëndetësor.

Në aeroportin e Rinasit u prit nga drejtori i përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto dhe shume familjare e te aferm.

“Jemi këtu në shenjë mbështetje e solidariteti, e kjo tregon se ne kemi bashkëpunim si institucion’, tha Zoto. 

Drejtori i Burgut të Fushë-Krujës, Arben Suloj, u nis per kurim ne Itali me daten 21 janar, tre dite pasi u plagos rende nga shpërthimi i eksplozivit në makinën e tij në Durrës.

Dyshimet kryesore në lidhje me ngjarjen kanë të bëjnë me mundësinë e porositjes së sulmit me eksploziv nga persona të dënuar apo të arrestuar që mbahen në burgun e Fushë-Krujës, që drejtohet nga zyrtari i plagosur.

Sipas hetimeve paraprake ka rezultuar se shpërthimi është kryer me anë të një bombe të aktivizuar me celular. Dyshohet se numri telefonik që është përdorur për bombën është blerë kohë më parë dhe është regjistruar në një emër fiktiv.

Automjeti i Sulojt pas shperthimit

Tri janë pistat në të cilat është fokusuar grupi hetimor: konflikte personale të 45- vjeçarit me persona të tjerë, atë për shkak të detyrës, si dhe konfliktet për prona në vendlindjen e tij (Orikum).

Vetë i dëmtuari ka deklaruar për policinë se nuk ka konflikte me persona të tjerë dhe nuk ka dyshime se kush mund të fshihet pas këtij atentati. Arben Suloj, me orgjinë nga Orikumi i Vlorës, prej disa vitesh jeton së bashku me familjen e tij në Lagjen Nr. 1 të qytetit të Durrësit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura