I lutet nënës t’i blejë ushqim një lypësi, djaloshi 5-vjeçar përlot njerëzit që e shohin

May 20, 2015 | 11:42
SHPËRNDAJE

Një djalë i vogël ka përlotur njerëzit që ndodheshinë një restorant, pasi ka kërkuar nënës së tij të blejë një vakt për një të pastrehë.

Ava Faulk ka thënë se djali Iisaj Josiah Duncan, 5 vjeç e ka pyetur për një burrë i cili ndodhej jashtë restorantit Pratville në Alabama.

“I thashë se ai ishte i pastrehë, dhe nuk kishte shtëpi, por jetonte në rrugë. Pas kësaj, Josiah nuk ia ndante sytë”-ka thënë nëna e tij.

Më pas djaloshi i ka kërkuar asaj që t’i blejë ushqim dhe Ava ka pranuar.

Josiah e ka marrë burrin nga jashtë duke i thënë “Hajde të hash, porosit çfarë të duash dhe mami im do ta blejë.”

Por pasi ai është afruar burrit të pastrehë ka bërë lutjen e ushqimit, teksa janë përlotur të gjithë ata që e kanë parë, përfshirë edhe lypësin.

“Ishte diçka emocionuese teksa veprimi i djalit tim preku shumë njerëz. Jam krenare për të”-ka treguar Ava. 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura