“I lidhur me aferën Toyota Yaris”, Jurgis Çyrbja i përgjigjet kreut të PD: E sfidoj Lulzim Bashën që…

Oct 23, 2018 | 14:04
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Socialiste Jurgis Çyrbja, i është përgjigjur me padi akuzave të Lulzim Bashës, për përfshirjen në aferën “Toyota Yaris”.

Çyrbja në një postim në Facebook, shkruan se “menjëherë padi për këtë humbës që shpifjen e ka kthyer në mjet të mbijetesës politike.

jurgis cyrbja

Postimi i plotë

Zgjohet e pa larë sytë mendon shpifjen e radhës.
E meqë zgjohet vonë, nuk i del koha as të jetë kreativ nga shpifja në shpifje!
Unë nuk kam më pse të duroj baltën e Lulzim Bashës.

Jurgis Çyrbja
Menjëherë padi për këtë humbës që shpifjen e ka kthyer në mjet të mbijetesës politike.
E sfidoj Lulzim Bashën të përballet me mua dhe kolegët e min në gjykatë me prova e fakte, jo vetëm për këtë akuzë po për gjithçka këto muaj ka hedhur drejt personit tim!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura