“I lashë tre ditë pa ujë, nuk i ra njeri telefonit”, reagon drejtori i UKT në Sarandë: Ja e vërteta

Feb 20, 2018 | 22:10
SHPËRNDAJE

Paraditen e sotme në media ka qarkulluar një deklaratë befasuese në një televizion lokal në Sarande e drejtorit të Ujësjellësit në Sarandë.

Ai tha se ka provuar qëllimisht t’i lërë banorët edhe tre ditë pa ujë, për të kuptuar se sa kërkesë ka. E pas kësaj prove ai shton se askush nuk u ankua.

UKT standard

Pas publikimit të intervistës ka ardhur një tjetër reagim nga administratori i Ujësjellës Kanalizime në Sarandë, Sheme Lulo.  Lulo ka sqaruar për gazetën “Panorama” se mungesa e ujti me 3 ditë në qytetin bregdetar nuk ka qenë e qëllimshme.

“Asnjëherë Sarandës nuk i ka munguar furnizimi me ujë, edhe në periudhën më të vështirë të sezonit turistik. Qyteti i Sarandës aktualisht furnizohet rreth 8 orë me ujë. Ndërsa dua të sqaroj se për sa komentohet se kam  lënë edhe tre ditë konsumatorët pa ujë dhe askush nuk ka reaguar po sqaroj se nuk ka ndodhur me qëllimin për të lënë konsumatorët pa ujë por se: Në mars të vitit të kaluar dhe në vazhdim së bashku me shoqërinë që bëri realizimin e projektit të KFË gjermane dhe me supervizionin realizuam furnizim me ujë për këtë pjesë të projektit.

Furnizimi me ujë bëhej deri në 18 -19 orë në ditë, që nga ora 6.00 e mëngjesit deri në 24.00. Kjo situatë vazhdoi deri në fund të qershorit. Gjatë kësaj periudhe në sektorë të veçantë për të parë nëse uji shpërdorohej nëpërmjet derdhjes së depozitave apo kishte kërkesa për ujë bëhej, nisëm të testonim duke ndaluar furnizimin, nga ky lloj testimi rezultonte se asnjë abonent nuk kishte mungesë uji. Vazhdonim furnizimin edhe me ujë edhe në orët e natës, e kur normalisht furnizimi gjatë natës duhej të ulej, në realitet furnizimi qëndronte konstant.

Nga ky testim u vu re dhe u dol në konkluzionin se uji harxhohej  dhe kjo na tregoi qartë se ai shpërdorohej. Dhe shpërdorimi vinte përmes dredhjes nga depozitat nëpër palate dhe lidhjeve të paligjshme. Për të sistemuar këtë situatë ndërmorëm aksionin e sensibilizimit të abonenteve për vendosjen e galixhanëve  nëpër depozita dhe ngritjen e grupeve të kontrollit për shpërdorimin, që bëhej nga depozitat dhe lidhjet e dyfishta. Sot në bashkinë e Sarandës furnizimi me ujë i abonentëve  është në cilësinë e duhur  dhe nuk ka munguar asnjëherë edhe në periudhën më të vështirë të sezonit turistik,” tha Lulo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura