I lakmuar nga të rinjtë e rajonit, studentët e “Luarasi” të punësuar në tregun e huaj

May 23, 2018 | 8:36
SHPËRNDAJE

Kolegji Universitar “Luarasi” është një ndër institucionet arsimore më të lakmuara, jo vetëm për të rinjtë e vendit, por edhe më gjerë. Studentë nga Mali i Zi, Maqedonia dhe Kosova përshkuan kilometra të tërë për t’u njohur nga afër me ofertën akademike të “Luarasit”, konkretisht me profilet e drejtësisë, ekonomisë dhe teknologjisë së informacionit që do të hapen rishtazi.

luarasi1

Interesin e shtuar nga studentët e rajonit pikërisht për këtë universitet, shefja e departamentit të Ekonomiksit, Aelita Mani, e lidh me një fakt real, punësimin e të diplomuarve të “Luarasit” në tregun e huaj. “Ne kemi histori suksesi të studentëve të “Luarasit”, që janë të punësuar në tregun ndërkombëtar dhe nuk ka qenë nevoja që me diplomën e tyre të marrë në “Luaras”, të japin provime shtesë apo të marrin kredite shtesë për t’u punësuar në tregun ndërkombëtar. Ne kemi histori suksesi të këtyre studentëve. Kjo është edhe një nga arsyet kryesore se pse Universiteti “Luarasi” dhe diploma e “Luarasit” po konsiderohet edhe nga studentë të rajonit dhe të Ballkanit”. Janë vetë studentët, të cilët pasi vizituan ambientet dhe u njohën me stafin akademik dhe standardet e këtij universiteti, shprehën dëshirën për t’u bërë pjesë e tij.

luarasi

“Gjendem për herë të parë në Universitetin ‘Luarasi’. Me sa ne po shohim është një universitet shumë i mirë, kushtet janë shumë të mira, pritja është shumë e mirë, domethënë në nivelin e duhur dhe besoj që në të ardhmen do mendoj të bëhem pjesë e tij”. Të tjerë studentë janë të gatshëm t’ua rekomandonin atë miqve e të njohurve të tyre. “Realisht është një universitet që po na lë shumë mbresa. Këtë mund tua rekomandoj të gjithë studentëve, në qoftë se kanë mbaruar bachelorin për të vazhduar studimet e tyre të masterit apo specializimit pikërisht në këtë universitet”, shprehet një studente nga rajoni.

Prej muajsh, “Luarasi” po zhvillon këshillimin e karrierës në rrethe duke prezantuar programet e tyre të studimit të interesuarve për të bërë zgjedhjen e duhur, ndërkohë që herë pas here grupe maturantësh i janë drejtuar direkt universitetit për t’u njohur nga afër me mënyrën e funksionimit. “Luarasi” i ka dyert e hapura me një staf në dispozicion për çdo pyetje apo informacion më të detajuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura