I la të motrën, kunati përplas për vdekje 32-vjeçarin

SHPËRNDAJE

Një aksident i rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në Lezhë, ku një makinë përplasi për vdekje një 32-vjeçar. Policia ka identifikuar autorin, ndërsa është zbardhur edhe ngjarja.

Mësohet se viktima ka qenë martuar me të motrën e autorët, ndërsa ishin ndarë pak kohë më parë.

policia

Dyshohet se është pikërisht ky motivi që autori, me inicialet Y.M. ka përplasur 32-vjeçarin, i cili po lëvizte me biçikletë.

ndërsa autori i dyshuar shtetasi A.K. është shpallur në kërkim dhe punohet për kapjen e tij.

Njoftimi i plotë i policisë:

Lezhë / Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak, ku rreth orës 08:30, një drejtues mjeti i cili ishte larguar nga vendngjarja ka aksidentuar shtetasin  Y.M. që po lëvizte me biçikletë në rrugë, ju informojmë se :

Në përfundim të veprimeve hetimore ka rezultuar se autor i dyshuar është shtetasi A.K. 32 vjeç, banues në Mamurras, dhe dyshohet se e ka aksidentuar shtetasin Y.M. me dashje për shkak të një konflikti të mëparshëm mes tyre.

Shtetasi i dëmtuar Y.M. ka ndërruar jetë në spital, ndërsa autori i dyshuar shtetasi A.K. është shpallur në kërkim dhe punohet për kapjen e tij.

Materialet procedurale janë referuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

 

 

Te lidhura


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.