I kujtojnë në emision babain e ndjerë, këngëtarja shqiptare: Nuk më pëlqen të qurravitem

Apr 26, 2018 | 19:35
SHPËRNDAJE

Ajo njihet si një ndër këngëtaret shqiptare më pa komplekse. Bëhet fjalë për Ronela Hajatin. Këngëtarja ishte sot e ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan, ku foli për projektet muzikore, por edhe për familjen.

Gjatë emisionit Hajati tha se në fillimet e saj nuk e ka patur aprovimin e prindërve për të kënduar.

“Prindërit i bekojnë gjithmonë fëmijët, por në fillimet e mia nuk e kam patur aprovimin e prindërve për të kënduar, sepse unë jam fëmijë i vetëm dhe ata ishin shumë të përkushtuar tek unë dhe kishin pritshmëri të tjera. Prindërit e mi donin që unë të isha e përfshirë në çfarëdolloj gjëje. Ata donin që unë të isha avokate, por donin që edhe të kisha studiuar piano dhe të kërceja shumë bukur. Unë kam patur shumë raste që jam lodhur dhe kam dashur ta lë këtë gjë, por kur kalon një periudhë kohe them të provoj prap”, tha Hajati.

Por inserti i cili i kujtonte këngëtares babin e ndjerë Marash Hajati e ka emocionuar. Menjëherë pas tij, Hajati tha se nuk do të qajë dhe shtoi se do të dëshironte që njerëzit ta mbanin mend duke qeshur.

“Mua nuk më shkon të qaj në studio, kështu që do ta mbaj veten. Nuk më pëlqen të qurravitem, pavarësisht halleve që mund të kem. Unë dua që njerëzit të më mbajnë mend duke qeshur, hallet çdo njeri duhet t’i zgjidhë vetë”, tha këngëtarja./tvklan.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura