I kujtoi që nuk është shofer autobusi, Preiti për Dervishin: Nuk flas për njerëz që nuk i njoh

Oct 15, 2017 | 12:48
SHPËRNDAJE

Një ditë më parë, ish-drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Dritan Dervishi, u tregua i ashpër në prononcimin e tij në lidhje me drejtorin sportiv, Antonelo Preiti. Dervishi nuk ka qenë dakord me thëniet e Preitit, kryesisht për modelin “Skënderbeu” dhe afrimet e merkatos. Ai i kujtoi Preitit se është drejtues i Partizanit, jo shofer autobusi.

Preiti

“Panorama Sport” kërkoi dje një reagim nga Preiti në lidhje me kritikat e ngritura nga ish-drejtori Dervishi. Italiani nuk ka dashur të replikojë, madje e ka injoruar si çështje. “Nuk kam çfarë të them, pasi nuk mund të flas për njerëz që nuk i njoh. Çdokush është i lirë të shprehet”, u shpreh Preiti për “Panorama Sport”. Drejtori kërkon që vëmendja të mos përqendrohet në situata që nuk kanë lidhje me ndeshjen e radhës me Luftëtarin, ku kërkohet me ngulm fitorja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura