“I kontrollova telefonin ndërsa flinte gjumë”- Çifti i famshëm publikoi baladën e dashurisë për Shën Valentin por u ndanë, këngëtarja zbulon tradhtinë

Feb 18, 2020 | 15:40
SHPËRNDAJE

Vetëm disa ditë pasi Kehlani publikoi këngën e dashurisë “Konclusions” për Shën Valentin me të dashurin e saj YG, duket se ëndrra e tyre ka mbaruar.

Këngëtarja njoftoi të hënën se ishte ndarë nga YG me një këngë solo ku e akuzon atë për tradhti.

Në ditën e Shën Valentinit, ajo pranoi se i kontrolloi telefonin këngëtarit ndërsa ishte gjumë dhe gjeti prova që vërtetonin dyshimet e saj për tradhti.

“Kam parë gjithçka që nuk kam dashur të shoh,”- këndon 24-vjeçarja.

Ata konfirmuan se ishin në një lidhje në shtator 2019 por u ndanë më vonë gjatë atij viti, siç duket për shkak të tradhtisë së YG.

Por ata i zgjidhën mosmarrëveshjet dhe konfirmuan pajtimin e tyre me Konclusions.

“Kur të them të dua, nënkupton që të dua,”- i këndon ajo të dashurit, në këngën e publikuar për Shën Valentin.

Por të hënën bëri një kthesë, duke publikuar “Valentine’s Day (Shameful)” ku këndon: Do ta thosha emrin tënd, por ti nuk e meriton.

Ndërsa më pas i tregon se sa shumë e do: “Më fal që të desha, mora një risk duke të dashur kaq shumë, të mbarova me krenari.”

Por shprehet se tani po e gjen forcën tek fakti që YG nuk është më asgjë për të: “Nuk pendohem sepse jam krenare, zemra ime është kaq e pastër dhe nuk kam turp për dashurinë time. Tani po gjej forcë në faktin se ti nuk je më asgjë për mua.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura