I kërkuar prej një viti, arrestohet 24 vjeçari nga Tirana. Akuza që rëndon mbi të

Dec 15, 2019 | 14:22
SHPËRNDAJE

Një 24 vjeçar banues në Babrru të Tiranës është arrestuar nga policia, pasi rezultonte i shpallur në kërkim prej më shumë se një viti.

pranga

Shtetasi me iniciale R.M, akuzohet për plagosje të rëndë me dashje, pasi më 17.09.2018, në qendër Babrru në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë të arrestuar më parë, ka goditur me mjete të forta një shtetas  duke i shkaktuar dëmtime të rënda në trup.

Njoftimi i policisë:

Kapet dhe ndalohet një person i shpallur në kërkim për plagosje të rëndë me dashje, autor i ngjarjes së ndodhur më datë 17.09.2018.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr 5, Kamëz,  në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe pas një pune të mirëorganizuar, bënë  kapjen dhe ndalimin e  shtetasit në kërkim:

  1. M., 24 vjeç, banues në Babrru Tiranë;

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Ky shtetas më datë 17.09.2018, në qendër Babrru në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë të arrestuar më parë, ka goditur me mjete të forta një shtetas  duke i shkaktuar dëmtime të rënda në trup.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura