I kërkon Lamborghini por nëna refuzon t’ia blejë, djali 5- vjeçar i merr makinën dhe shkon për ta blerë vetë

May 6, 2020 | 14:42
SHPËRNDAJE

Një djalë 5- vjeçar nga Juta dëshironte që nëna e tij t’i blinte një Lamborghini. Por pasi ajo nuk pranoi këkesën e tij, hipi në makinën e saj dhe u nis drejt Kalifornisë për ta blerë vetë.

Udhëtimi i planifikuar i fëmijës përfundoi pas pothuajse 5 minutash pasi u kap duke drejtuar makinën nga policët në autostradë.

Një videon e publikuar nga policia ai shihet duke ecur në autostradë, por ndalon anash rrugës kur oficeri ndez sirenat e makinës.

“Sa vjeç je? Ju jeni 5 vjeç?”– dëgjohet duke thënë oficeri. “Wow … Ku e mësuat t’i jepni makinës?”

Oficeri Morgan tha se kur u afrua tek makina, djali i vogël ishte ulur në cep të sendiljes në mënyrë që këmbët ti arrinin tek pedalet, ndërsa koka e tij arrinte deri tek timoni.

Djali tha se u largua nga shtëpia në Ogden pas një debati me nënën e tij. Ai i kërkoi të blinte në Lamborghini ndërsa e ëma refuzoi t’ia blinte.

“Ai vendosi që të merrte makinën dhe të shkonte në Kaliforni për ta blerë vetë. Ai kishte në portofolin e tij vetëm 3 dollarë,”- shkroi policia në Twitter.

Vlera e makinës luksoze sportive mund të shkojë deri në 200 mijë dollarë, në varësi të modelit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura