I kërkon falje djalit që ka ngacmuar para 20 vitesh në shkollë, ja përgjigja prekëse e tij!

May 19, 2015 | 12:53
SHPËRNDAJE

Shumë nga ne nuk janë krenarë për çfarë kanë bërë në të shkuarën. Por një burrë ka vendosur të rregullojë gabimet e kaluara, kur vajza e tij 10 vjeçare e ka pyetur nëse ka ngacmuar njeri kur ka qënë i ri.

Louie Amundson ka pranuar se ka sharë dikë në shkollë të mesme dhe për këtë ka menduar t’i kërkojë falje me një mesazh Chad Michael Morisette (në foto), i cili është shokuar nga kjo.

Morisette, i cili tani punon si dizenjues dhe këshillues mode në Hollywood, ka postuar në rrjetet sociale bisedën me ish-shokun e shkollës.

Ai i shkruan se i vjen keq se dikur është tallur me të, dhe e ka ngacmuar shumë herë në oborrin e shkollës, dhe i kërkon falje.
 
“Hey Chad, po flisja me vajzën time 10 vjeçe për ngacmimet. Ajo më pyeti nëse kam ngacmuar njeri dhe unë me keqardhje i thashë “Po”. Ajo që më erdhi në mendje ishte se sa i keq kam qënë me ty kur ishim në Jr.Hight. Dua të të kërkoj falje. Nëse jetojmë në një shtet do doja të të kërkoja ndjesë përballë. Nuk e di nëse më mban mend, por unë po, dhe më vjen shumë keq.”-shkruan Amudson në mesazh.

Por mesazhi i Chad është vërtetë prekës, teksa pranoj faljen e Amundson, duke i uruar çdo të mirë.
 
“Louie, e kam kaluar këtë. Të falenderoj dhe e pranoj ndjesën tënde. Në 20 vite ti je i vetmi që po më kërkon falje nga ata që më kanë tallur kur ishim të vegjël. Shpresoj që tani t’i thuash vajzën tënde me krenari që ti ke kërkuar falje për këtë, dhe tani jemi mirë. Është e habitshme se çfarë mund të na bëjnë fëmijët dhe pas 20 vitesh? Të falenderoj sërish, dhe shpresoj të harrosh ngacmimet dhe ti dënosh ato sa herë t’i shohësh. Kalofsh një ditë të mirë.””-ka shkruar Chad.

 


 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura