I kërkoi Bashës të mbështeste Bojaxhiun, Besnik Aliaj bën selfie me Halim Kosovën

Apr 25, 2015 | 11:07
SHPËRNDAJE

Këshilltari i PD-së në këshillin bashkiak të Tiranës, Besnik Aliaj pak ditë më parë i kërkoi opozitës që të mbështeste kandidatin e pavarur Gjergj Bojaxhiu.

Besnik Aliaj dhe Halim Kosova

Në një status në facebook ai shkruante “opozita nuk duhet te vendose asnje kandidat ne Tirane per Kryetar Bashkie. Ajo duhet te hartoje nje liste super VIP intelektuale vetem per Keshillin Bashkiak. Ajo duhet te mbeshtese ne heshtje por pa asnje nderhyrje kandidaturen e Gjergji Bojaxhiut. Lereni Gjergjin te beje mire ate qe ai di te beje”.

Megjithatë, pas këtij statusi, Aliaj u shfaq në krah të Bashës ditën kur u prezantua Halim Kosova si kandidat i opozitës për Bashkinë e Tiranës.

Ndërsa dje, ish këshilltari i Berishës ka bërë edhe një selfie me doktor Kosovën, si për të konfirmuar përfundimisht mbështetjen e tij për kandidatin e opozitës dhe jo për Gjergj Bojaxhiun.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura