“I kemi treguar gjithë botës se çfarë kombi jemi”, mesazhi i fortë i Erdogan

Aug 27, 2018 | 8:13
SHPËRNDAJE

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan në një fjalim të mbajtur në provincën lindore turke Muş deklaroi se “Nëse shikojmë prapa Malazgirtit nënkupton Mekën, Kudsin ndërsa nëse shikojmë përpara nënkupton Bursën, Edirnen, Stambollin, Rumelinë dhe gjithë Ballkanin”, raporton Anadolu Agency (AA).

erdogan

Në ceremoninë e cila shënon përvjetorin e Betejës së Malazgirtit, duke uruar 947 vjetorin e Fitores së Malazgirtit Erdoğan tha: “Uroj edhe një herë këtë fitore të bekuar për të gjithë popullin tonë dhe gjithë turqit që ndodhen në katër anët e gjeografisë sonë. Shpreh mirënjohjet e mia për Sulltan Alparslanin dhe të gjithë trimave në ushtrinë e tij të cilët na e lanë këtë vend të bukur si atdhe, si dhe të gjithë veteranët dhe dëshmorët të cilët shkuan nga kjo rrugë gjatë shekujve të tërë”.

Ai tha se fitorja e arritur në Malazgirt ka hapur rrugën e cila çon deri në pjesët qendrore të Evropës. Erdoğan tha se “Për këtë arsye nëse shikojmë prapa Malazgirtit nënkupton Mekën, Kudsin ndërsa nëse shikojmë përpara nënkupton Bursën, Edirnen, Stambollin, Rumelinë dhe gjithë Ballkanin. Nëse e harrojmë frymën e Malazgirtit nuk do të kemi as të kaluar e as të ardhme. Ne në Malazgirt nuk e fituam vetëm një fitore. Ne në Malazgirt në të njëjtën kohë i kemi treguar gjithë botës se çfarë kombi jemi”, tha Erdoğan.

Beteja e Manzikertit, apo në qytetin e sotëm Malazgirt në lindje të Turqisë, u zhvillua në vitin 1071, kur selçukët turq, nën udhëheqjen e Sulltan Alp Arsllanit mposhtën perandorin bizantin Romanusin IV. Pasojat e humbjes ishin dobësimi i mbrojtjes së Bizantit, por edhe të imigracionit të popullsisë turke në provincën historike të Anadollit.

Beteja e Malazgirtit në histori konsiderohet si ngjarje e rëndësishme e cila në mënyrë të drejtpërdrejt lidhet me rënien e mëvonshme të Bizantit, kurse Selçukët të inkurajuar nga fitorja në këtë betejë, vazhduan me ekspediat e tyre triumfuese në Azinë e Vogël.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura