“I kemi paratë për të paguar vaksinën më të shtrenjtë, për të gjithë qytetarët”- Rama tregon pse nuk bëhet publik çmimi i vaksinës së Pfizer

Jan 19, 2021 | 12:11
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar sërish sot përse çmimi i vaksinës së Pfizer nuk bëhet publik për shqiptarët. Sipas Ramës, çmimi është fiks, por sekreti i kësaj marrëveshje nuk mbulon koston e vaksinës, por modalitete të tjera.

“Ju mund të dyshoni për cfarë të keni dëshirë është e drejta juaj por dyshimet mund ti lehtësoni, sekreti që mbulon kontrata e Pfizer në Shqipëri e kudo ne vendet me të cilat ka marrëdhënie Pfizer s’ka lidhje me cmimin.

Cmimi është fiks por lidhet me modalitetet e cdo kontrate sipas negociatave, ka modalitete të ndryshme, jo për cmimin, por për sasitë, kohën.

Paratë nuk mbulohen nga sekreti. Nuk duhet ta ushqeni popullin me këto konspiracione idioteske se u mbush me konspiracione kjo bote më lloj lloj hamëndjesh.

Pfizer ka një kontratë me gjithë vendet e asnjë kontarët e Pfizer në asnjë vend tjetër nuk është yublike, unë këtë gjë s’e dija, thashë që do shkojmë në parlament e do e bëjmë publike e më thanë që se bëjmë dot publike se mbulohet nga sekreti tregtar. Cfarë ka që dyshoni këtu?”, tha Rama.

 

Shefi i qeverisë siguroi gjithashtu opinionin publik se qeveria ka kapacitetet të blejë vaksinën më të shtrenjtë anti COVID, për të gjithë shqiptarët, por nëse nuk ka ende një buxhet të paracaktuar për këtë dhe të deklaruar, Rama e shpjegoi me faktin që situata është dinamike dhe vaksinat kanë cmime të ndryshme.

“Ne kemi kapacitetin të paguajmë të gjithë vaksinat që janë të nevojshme për popullin shqiptar, kush vë shumë paraprake nuk kupton se ca po flet, është situatë dinamike, vaksinat kanë cmime të ndryshme. Me llogaritë që ne na duhej për të gjithë ne i kemi paratë për ta paguar vaksinën më të shtrenjtë kur dozat të jenë gati nga Pfizer”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura