“I kemi duart e lidhura”, Vuçiç befason me deklaratën: Nuk flasim me shqiptarët, por…

Apr 19, 2018 | 7:52
SHPËRNDAJE

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se Serbia do të pres tre muaj e gjysmë për formimin e Asociacionit.

vucic

Vuçiq ka bërë të ditur për RTS se nesër do të bisedojë me përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherinin ku temë kryesore do të jenë bisedimet Beograd-Prishtinë, transmeton lajmi.net.

“Kryesisht do të flasim për marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës, dhe 10 për qind çështje tjera. Kjo marrëdhënie është pengesa më e madhe për rrugën evropiane”, është shprehur presidenti serb.

Vuçiq nuk shpreson se marrëveshja për Asociacion do të gjej zbatim.

“Serbia do të pres tre muaj e gjysmë për AKS-në, por po ju them tani nuk do presim më gjatë. Ne nuk flasim me shqiptarët, por me vendet që e krijuan një Kosovë të pavarur, amerikanët, Mbretërinë e Bashkuar. I kemi duart e lidhura, qëllimi dhe interesi ynë është që të ruajmë sigurinë”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura