“I ke problem kur janë më të vegjël”/ Donald Veshaj i drejtohet sërish Bora Zemanit gjatë emisionit të tij

May 14, 2022 | 7:58
SHPËRNDAJE

Mbrëmjen e djeshme është transmetuar puntata e tretë e emisionit “Më Lër Të Flas”. E ftuara e vëllezërve Veshaj këtë herë ishte modelja e famshme, Adrola Dushi.

Siç e do tradita në çdo puntatë, Romeo dhe Donaldi i përfshijnë të ftuarit e tyre në një lojë. Për miss-in meqë u shpreh se nuk është në një lidhje, moderatorët zhvilluan lojën “T’i gjejmë burrë Adrolës”.

Kjo lojë konsistonte në formatin e “Tinderit” ku modelja nga kandidatët që ishin aty zgjidhte nëse i pëlqente ose jo. Njëri nga “kandidatët” e Adrolës u shpreh se ishte 25 vjeç dhe në atë moment Dushi tregoi se e kishte problem që partnerin ta kishte më të vogël në moshë. Por, nuk ishte kjo ajo çfarë bëri më shumë përshtypje në këtë moment. Reagimi i Donald Veshajt ishte epik.

“Pse ke paragjykim për kto njerëzit që i kanë…Pse bërë jo sikur ishte e neveritshme të keshë marrëdhënie më dikë më të vogël,”- ka ndërhyrë aktori në përgjigjen e Adrolës.

Sigurisht është e kuptueshme që edhe këtë situatë moderatori e lidhi me ish të dashurën e tij. Ju kujtojmë këtu që Bora Zemani është 4 vite më e madhe se Donaldi.

LAJMIN E PLOTE E LEXONI NE PANORAMAPLUS.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura