“I kam në dorë vetë”/ Tahiri shpjegon gjestet e ‘lutjes’ teksa dëgjonte vendimin e gjykatës

Sep 20, 2019 | 9:06
SHPËRNDAJE

ttttttttttttttttttt-770x433

Pas më shumë se 10 orë në dhomën e këshillimit, tre gjyqtarët e Gjykatës për Krime të Rënda, dolen ne oret e mbremjes se te enjtes, dhe bene publik vendimin e marre per ish ministrin Saimir Tahiri, duke e dënuar atë me 5 vite burg vetem për “Shpërdorim detyre”, teksa rrëzuan 3 akuzat e ngritura nga Prokuroria.

Por nje moment pikant gjate kohes qe ne salle lexohej vendimi, i cili u kap nga gazetaret, ka qene sjellja e instiktive e Tahirit, sic tha ai me pas, teksa mbante duart te bashkuara sikur lutej.

Duke e shpjeguar kete gjest para gazetareve, Tahiri tha:

“Unë Zotit i lutem vetëm për familjen time dhe për shëndetin tim, nuk i lutem për gjëra që i kam në dorë vetë, kështu që nuk po lutesha, nuk e di përse i kam mbajtur duart ashtu, ka qene e momentit”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura