“I kam duart në gjendje shumë të rëndë”- Luana Vjollca tregon si po i kalon ditët e karantinimit në shtëpi: Mësova që …

Mar 20, 2020 | 11:50
SHPËRNDAJE

Luana Vjollca është mes shumë personazheve të njohur që kanë shtyrë projektet e tyre për tu karantinuar në shtëpi.

Por si e kalon kohën e izoluar në shtëpi moderatorja e njohur? Ajo ka treguar se po merr anën e mirë të të qëndruarit brenda, duke theksuar e po merr kohë për veten e saj.

Luana shtoi se gjatë kësaj kohë mësoi se di të gatuajë humë mirë dhe puna që bën më me qejf është larja e enëve.

“Po mundohem që gjithë këtë situatë edhe pse nuk është e bukur ta marrim një anë të mirë të saj. Ke kohë për veten. Unë kam shumë kohë për veten, shumë qeë pa ndonjë ngarkesë. Kam mësuar se di të gatuaj shumë mirë, që di të pastroj shumë mire. Enët i laj me qejf edhe pse ekziston lavastovilja, i laj vetë. Një gjë do e bëj se nuk rri dot pushim 24 orë,”- tha ajo në emisionin Ftesë në 5.

Luana theksoi se higjiena e duarve është më e rëndësishme për shkak se prekim fytyrën. Ajo tregoi edhe gjendjen e duarve duke thënë se i ka shumë keq për shkak se bën shumë punë dhe i mban gjithë kohës me krem.

“Higjiena e duarve është më e rëndësishme sepse padashje prek fytyrën, pavarësisht këshillave për të mos prekur fytyrën. I kam në gjendje shumë të rëndë, i kam shumë keq. Në kët moment janë pasi i kam hdratuar me shumë krem. Prej 3-4 ditësh po i mbaj më shumë me krem. I kam në gjendje që më djegin gjithë kohës. Kjo është çmenduria më e madhe. Besoj se të gjithë i kanë kështu,”- shtoi moderatorja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura