“I kam dhënë besën vajzave, është krim të vrasësh veten për këta”- Banori i Bërxullës nxjerr shishen e benzinës, efektivi i policisë ia rrëmben nga dora

Mar 26, 2023 | 11:43
SHPËRNDAJE

Një prej banorëve të Bërxullës ka paralajmëruar vetëflijim në rast se policia nuk tërhiqet nga projekti Thumanë Kashar që prek banesat e tyre.

Ai u shpreh për gazetarët se sot është tërhequr nga ky vendim pas ii ka dhënë besën dy vajzave të tij që jetojnë jashtë vendit.

“Rracë më e poshtër nuk ka. Ky është ai që vret. Ky të merr pronën. Nuk lë gjë pa bërë. Zoti e ka bërë këtë muaj. Por këto nuk duan asgjë. Ky popull është i gjithi në agjërim përveç atyre që janë sëmurë. Shtetit po ia numërojnë përditë për këtë masakër që bën. Ku është prokuroria, gjykata, SPAK-u?!  Tallen atje në karrige. Radhën tjetër thashë do flijoj veten. Sot nuk e bëj. I kam dhënë besën vajzave të mia në Itali. Është krim të vrasësh veten për këta. Por të detyrojnë duke u tallur me popullin. Nuk është dhënë as dëmshpërblimi i asaj rruge”, tha ai.

Por teksa fliste banori nxori një shishe benzine duke e treguar nga kamerat. Në atë moment ndërhyri një efektiv policie i cili ia mori nga dora për të parandaluar ndonjë incident të mundshëm. Kjo e revoltoi banorin.

“Të kesh turpin më të madh. Ja vëllezër shikoni se çfarë bëhet. Të bësh masakër, nuk ke çe do jetën. Nuk thotë kush hajde flasim. Nuk ka më keq më. O vëllezër o motra le të na vrasin. Ne do ta ndjekim rrugën tonë ligjore. Do i drejtohemi Strasburgut”, u shpreh ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura