“I kaloi oksigjen, por …”- Bledi Strakosha flet për ditët e fundit të jetës së Hueyda El Saied: Zgjodhi të mos shqetësonte askënd

Nov 24, 2021 | 14:57
SHPËRNDAJE

Prej gati një viti, artistja e njohur Hueyda El Saied vuante nga një sëmundje e rëndë. Vajza e ekraneve shqiptare humbi betejën me kancerin mëngjesin e së martës, duke mbyllur sytë përgjithmonë në një spital në Luksemburg në moshën 46-vjeçare.

 

Hueyda El Saied e mbajti të fshehtë lajmin e trishtë, ndërsa deri momentet e fundit të jetës së saj u shfaq e buzëqeshur, duke rrezatuar mirësi dhe përcjellë mesazhe pozitive për ndjekësit e saj.

I ftuar në “Ftesë në 5”, ish-kolegu i saj, Bledi Strakosha, doli për ditët e fundit të jetës së Hueyda El Saied.

Ai tha se ish-prezantuesja vendosi që të mos shqetësonte askënd dhe lajmin për sëmundjen e saj e ndau vetëm me 3 miq të afërt me të.

Moderatori u shpreh se e ndjera ka vuajtur shumë dhe ishte e padrejtë që të largohej kaq e re nga jeta, duke lënë pas të birin 6-vjeçar.

Hueyda El Saied1

“Nuk e kam mësuar drejtpërdrejt prej saj, sepse ajo zgjodhi të mos shqetësonte askënd, deri në momentin e fundit. Këtë informacion të kufizuar që jepte e ndante me 3 miq shumë të afërt, mes të cilëve nuk bëja pjesë. Duke qenë që i njihja dhe deri vonë e kanë ruajtur, për të respektuar zgjedhjen e saj. Ka vuajtur gjithë jetën. Kisha inat me Zotin, pse duhet të vuante deri në moment të fundit. 

Ka vuajtur gjithë jetën, rreth 1 vit e pak ka qenë me kimioterapi, oksigjen. Deri në moment të fundit, askujt nuk iu rëndua duke i thënë ‘jam sëmurë, jam keq’, edhe kur ka dalë nga spitali miqve të ngushtë u ka thënë ‘dola se jam më mirë’. Edhe ne që e dinim u tronditëm, pasi se dinim me hollësi, nuk e prisnim ndarjen nga jeta në moshë kaq të re të saj, me djalin që e la vetëm 6 vjeç”, tha Bledi Strakosha.

/Panoramaplus.al

Hueyda El Saied

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura