I jepet lamtumira prokurorit që u vra gjatë pengmarrjes, 20 arrestime (VIDEO)

Apr 1, 2015 | 16:28
SHPËRNDAJE

Turma të mëdha njerëzish kanë marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të mbajtur në një Gjykatë në Stamboll, ku një prokuror u mor peng të martën, e më vonë mbeti i vrarë pasi policia u përpoq ta shpëtonte.

Ceremonia e funeralit mbajtur për prokurorin turk

Dy persona të armatosur që morën peng Mehmet Selim Kiraz gjithashtu mbetën të vrarë në një shkëmbim zjarri. Rrëmbyesit ishin anëtarë të DHKP-C.

Në faqen e tij, grupi tha se pengmarrja ishte një akt hakmarrje për vdekjen e një të riu, rasti i të cilit ishte duke u hetuar nga prokurori. 15-vjeçari Berkin Elvan u plagos gjatë protestave antiqeveritare në vitin 2013 dhe vdiq nëntë muaj më vonë.

Mes tensioneve në rritje, ministri i drejtësisë i Turqisë është duke u zotuar se personat përgjegjës për pengmarrjen do të vihen para drejtësisë. Më shumë se 20 anëtarë të dyshuar të DHKP-C raportohet se janë arrestuar, raporton “Euronews”.


NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura