I jepet lamtumira e fundit shqiptarit të masakruar për xhelozi, 3 mijë persona në funeral (FOTO)

Jul 24, 2015 | 9:58
SHPËRNDAJE

Dy balona të bardha u lëshuan në qiell dhe një duartrokitje e fuqishme ka shoqëruar arkivolin e bardhë të Ismail Lullit, jashtë kishës së Santa Maria Extra Muros. 3 mijë vetë, kryesisht të rinj, kanë marrë pjesë mbrëmjen e së enjtes në ceremoninë mortore të 17-vjeçarit shqiptar që u vra nga dy shokët e tij bashkëkombas.

image (9)

Të pranishmit kanë vendosur lule të bardha mbi arkivolin e të riut, teksa ai përcillej në banesën e fundit në varrezat Sant’Angelo, në lokalitetin Pezaro të Urbinos.

Prifti i kishës, don Davide Tonti ka drejtuar meshën dhe ka ftuar të pranishmit që të luften “edhe për ata që kryen këtë akt të tmerrshëm”.

E vështirë më shumë ka qenë për prindërit, shokët e klasës dhe miqtë e viktimës të cilët nuk mundën ti mbanin dot lotët teksa i dhane lamtumiren e fundit njeriut te tyre te shtrenjte. Brenda kishës kishte edhe police, prefekti, koloneli Antonio Sommese i cili ndoqi hetimet, dhe kryetarët e shtatë komunave të Alto Metauro, sepse “kjo është tragjedia e një komuniteti të tërë”,- siç tha Kryetari i Sant’Angelo.

image (3)

image (4)
image (5)
image (1)
image (2)
image
image (10)
image (11)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura