I jepet lamtumira e fundit Aretha Franklinit, “Mbretëreshës së muzikës soul”

Aug 31, 2018 | 23:15
SHPËRNDAJE

Muzikantë, politikanë, celebritë dhe mbështetës u mblodhën të premten në Detroit të Shteteve të Bashkuara për funeralin e këngëtares Aretha Franklin.

E njohur si mbretëresha e muzikës Soul, Franklin ka vdekur këtë muaj nga kanceri. Ajo ka qenë 76 vjeçe.

Aretha-2

Funerali u përcoll me performancat e Stevie Wonder, Ariana Grande, Faith Hill dhe Chaka Khan.

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, ka qenë në mesin e folësve.

Franklin ka kënduar për herë të fundit në nëntor, në një mbrëmje gala në Nju Jork./REL

a1-4-780x439 4F91A0B100000578-6118217-image-a-124_1535742932879 4F8F9E4300000578-6118217-Cameras_and_onlookers_were_seen_crowding_around_the_red_carpet_a-a-145_1535742933767

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura