“I japin ngjyrë gjithçkaje që bëj”, Brad Pitt fiton Oskar dhe i dedikon çmimin fëmijëve: Ju adhuroj

Feb 10, 2020 | 12:29
SHPËRNDAJE

Brad Pitt është shpallur fitues i Oskar sërish. Ylli i Hollywood u vlerësua si aktori më i mirë mbështetës të dielën për rolin e tij si  Cliff Booth në “Once Upon a Time… in Hollywood” të Quentin Tarantino.

Pasi u ngjit në skenë për të pranuar çmimin, Pitt falënderoi Tarantino duke thënë: “Ju jeni origjinal. E dua karakterin që i dhatë Cliff Booth. Kërkon më të mirë tek njerëzit, prisni më të keqen por kërkoni më të mirën.”

Më pas përshëndeti shokun dhe kolegun e tij, Leonardo DiCaprio me të cilin luajti në film. Ndërsa çmimin ia dedikoi 6 fëmijëve të tij.

“Kjo është për fëmijët e mi, të cilët i japin ngjyrë gjithçkaje që bëj. Ju adhuroj,”- u shpreh ai.

Pitt iu dha trofeu nga fituesja e vitit të kaluar e kësaj kategorie Regina King.

Aktori ka fituar edhe një Oskar në 2013 si regjisor i “12 Years a Slave”.

Brad është baba i gjashtë fëmijëve me Angelina Jolie.

  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura