I ishte kthyer në fiksim, e përndiqte, gjykata e dënoi. Policia gjen të riun dhe e vë në pranga

Sep 21, 2019 | 10:55
SHPËRNDAJE

auto_perndjekje1475772149

Një person i cili ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Përndjekje”, eshte arrestuar nga blute e kryeqytetit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2. kapen shtetasin me inicialet F. Z., banues në Tiranë.

Ky shtetas është person i shpallur në kerkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 8 muaj burg për veprën penale “Përndjekje”, pasi i ishte kthyer ne fiksim nje vajze te cilen e ndiqte kemba-kembes.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura