I infektuar prej ditësh me Covid-19, kompozitori i njohur shqiptar në gjendje të rëndë në QSUT

Oct 28, 2021 | 16:05
SHPËRNDAJE

Kompozitori i njohur Flamur Shehu, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e infektimit me Covid-19. News 24 bën me dije se kompozitori 77-vjeçar, gjendet nën kujdes intensiv në QSUT.
flamur shehu2

Mësohet se gjendja e tij është përkeqësuar ndjeshëm kohët e fundit.

Kush është kompozitori Flamur Shehu

Flamur Shehu mban titullin “Mjeshtër i Madh” për kontribut të shquar në fushën e muzikës e këngës së lehtë shqiptare dhe studimin e folklorit. Ai është autor këngësh shumë i njohur. Flamur Shehu u lind në Tiranë më 28.11.1944 është një ndër kompozitorët më të njohur në gjithë trevat shqiptare. Në arkivin e tij numëron mbi 500 këngë, një shifër shumë domethënëse. Ka dy çmime të para (një në Festivalet e RTSH, dhe një në Koncertet e Pranverës) dhe 17 çmime të para dhe të dyta të shtrira në kohë.

Flamur Shehu është babai i Dj të njohur Sardi.

sardi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura