I iku luftës së Ukrainës, por gjen vdekjen në Francë. 5-vjeçari merr goditjen fatale nga skuteri elektrik në sy të nënës

Jun 30, 2022 | 23:42
SHPËRNDAJE

Një 5-vjeçar ukrainas ka gjetur vdekjen në Nice të Francës ku qëndronte pas largimit nga lufta në Ukrainë. Sipas policisë franceze, fëmija bashkë me nënën e tij po kalonin rrugën  Promenade des Anglais, kur 5-vjeçari u godit nga një skuter që drejtohej nga një 40-vjeçar.

fraaaa

Djali “kishte një çantë që e mbante edhe nëna e tij po ecte pak përpara saj”, tha policia. Ndërkaq, një 40-vjeçar po ecte me shpejtësi me skuterin e tij  nuk mundi ta shmangte fëmijën duke e goditur për vdekje.

“Pavarësisht se u plagos dhe u rrëzua, drejtuesi i skuterit u përpoq të ndihmonte fëmijën”, thekson policia por goditja për 5-vjeçarin ka qenë fatale.

Kryetari i bashkisë së Nicës, Christian Estrosi, shprehu ngushëllimet e tij për humbjen e jetës së fëmijës përmes një statusi në Twitter ndërsa ka deklaruar se skuterat përbëjnë rrezik për jetën e njerëzve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura