I iku fitorja nga duart, Elhaida Dani: Pse më kërkuan të mos konkuroja

Dec 11, 2017 | 19:35
SHPËRNDAJE

Elhaida Dani gjatë emisionit “Rudina” foli edhe për eksperiencën e saj në “Kënga Magjike”. Dani tha se familja dhe stafi i saj nuk ishin dakort që ajo të konkurronte, por vetë këngëtarja tha se emocioni i rikthimit nuk krahasohet as me çmimin e parë.

“Ka qenë një eksperiencë e mrekullueshme. Në fillim stafi dhe familja ime nuk ishin dakort që unë të konkurroja, por unë mendova se ishte momenti për tu rikthyer dhe për të konkurruar. Unë kam rilidhur marrëdhënien time me publikun dhe këtë ndjesi nuk ta fal as çmimi i parë”, tha Dani.

Ia mori fitoren nga duart, Elhaida Dani reagon për herë të parë pas përfundimit të garës

Elhaida Dani këtë vit ishte pjesë e “Kënga Magjike” me “E ngrirë”, këngë e cila pati një pëlqim të madh nga publiku.

Në natën finale pas votimit të kolegëve të saj, Elhaida fitoi çmimin e kritikës si dhe vendin e dytë, ndërsa Anxhela Peristeri për shumë pak pikë diferencë rrëmbeu çmimin e parë.

Pak orë më parë Elhaida ka bërë një postim në Instagarm ku ka treguar se familjarët e saj kanë qenë kundër pjesëmarrjes në këtë festival. Po ashtu ajo ka shprehur mirënjohje për publikun dhe organizatorët e “KM”, me në krye Ardit Gjebrean.

4548778

Postimi i plotë i këngëtares:

“Të ngjitesha ne ate skene per mua ka qene nje pergjegjesi e madhe ! Ne fillim stafi dhe te afermit e mi ishin te gjithe kunder ksaj pjesmarrjeje ne KM. Me thonin qe po rrezikoja shume… Por une e dija qe kete kenge qe nje nate me kishte frymezuar te kompozoja doja ta kendoja ne nje skene te madhe Shqiptare ! Dhe nuk mund te jem me e lumtur se sa sot ! Kam marr nga ky festival me shume se sa cmime. Kam marr dashurine tuaj dhe sot ndihem akoma me afer jush qe me mbeshtesni prej vitesh !

Faleminderit @arditgjebrea per kete produksion te nje niveli shume te larte ! Faleminderit @aldonlipe qe personalizove performancen time deri ne detaje te akullta ! Faleminderit @darkodimitrov per orkestrimin dhe prodhimin e kesaj kenge! You are the best ! Faleminderit @pandastudio.ts sepse atje krijojme cdo dite bashke ! Faleminderit @frederikaartimartesor qe me krijove me kaq profesionalizem nje veper arti ku perlat personifikonin kristale akulli.

Faleminderit @miranda_dupi qe je gjithmone prane meje per cdo detaj ne lookun tim! Faleminderit @class_make_up @erjona_erol @monalizakasaj qe me beni te ndihem dhe dukem si princesh gjithmone me duart e tua te arta ! Faleminderit @orsolamema @class_photography_ qe prej vitesh me ndihmon të ruaj momentet me te bukura te mia me aparatin tend! Por mbi të gjitha faleminderit familjes sime qe me mbeshtet ne cdo hap #nomatterëhat dhe stafit tim ne te cilin besoj prej vitesh ! FALEMINDERITTTTTT ??❄️ #engrire #cmimiikritikes #cmimiidyte #kengamagjike2017”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura