I ikën gruaja nga shtëpia, shqiptari tërbohet nga xhelozia dhe lyen me benzinë pallatin. Evakuohen 20 familje

Jun 10, 2018 | 8:50
SHPËRNDAJE

Arrestohet nga policia italiane nje 41-vjeçar shqiptar i cili ka shkaktuar panik e ankth per disa ore tek banoret e nje pallati në Pontedera, te cilin e kishte sperkatur me benzine dhe kërcënonte t’i vinte zjarrin dhe të hidhte në erë tërë ndërtesën.

carabinieri_auto_generica2

Ngjarja ndodhi dje rreth orës 17:00 pasdite shkruajne mediat italiane te cilat thone se policia arriti ta ndalonte shqiptarin para se të bënte “gjestin e çmendur”.

Policia e ndaloi atë duke përfituar nga një moment shpërqendrimi i tij. Policia dhe zjarrfikes te shumte shkuan ne vendngjarje. Mwsohet se 20 familja nga pallati ishin evakuuar.

Ai u arrestua dhe akuzohet për tentativë masakre dhe dhune në familje. Motivi sipas mediave italiane, ishte se shqiptari ishte terbuar nga xhelozia per bashkeshorten e tij, e cila i kishte ikur nga shtepia dhe ishte strehuar ne kete pallat, ku jetonin disa te aferm te saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura