I hyri në shtëpi, i mori numrin e telefonit dhe nisi t’i vardisej, rasti i policit rikthehet në Prokurori

Mar 15, 2016 | 9:44
SHPËRNDAJE

Polici A.Q. dhe kolegu i tij pritet të kthehen edhe një herë në procedurë hetimore, pas hulumtimit të gazetës “Zëri”. Ata, me veprimet e tyre po dyshohet se kanë bërë disa vepra penale, por të njëjtat “nuk i ka vërejtur Inspektorati Policor”. Polici u fut pa autorizim të gjyqit në shtëpinë e gruas, iu vardis asaj, fotografoi shtëpinë, kontrolloi bodrumin, i mori gruas numrin e telefonit. Dhe, tek pastaj filloi t’i dërgojë mesazhe dashurie.

policeeee-4-780x439

Rasti i policit, A.Q., i cili pa autorizim kishte hyrë në shtëpinë e H.K. nga Prishtina, duke iu vardisur bashkëshortes së këtij të fundit, pritet të iniciohet edhe një herë nga Prokuroria.

Ymer Beka, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, ka thënë për “Zërin” se do të shikojë edhe një herë mundësinë e riinicimit të hetimeve lidhur me këtë rast që ka përfunduar vetëm me gjobë disiplinore nga Njësia e Standardeve të Policisë, për shkak të sjelljeve të turpshme të policit.

Por, pas publikimit të rastit në gazetën “Zëri”, Beka ka thënë se në hulumtimin e gazetës janë paraqitur disa elemente që duhen rishqyrtuar.

“Nëse ka elemente të veprës penale, Inspektorati Policor duhet të rifillojë hetimet”, ka thënë kryeprokurori Beka.

Deri tani, në dy shkallë Komisioni i Disiplinës në Polici, siç konfirmon për “Zërin” edhe Zyra e Informimit të Policisë së Kosovës, ka dënuar policin vetëm për sjellje të turpshme, pasi ai me sjelljet e tij, i ka vënë hije të keqe Policisë së Kosovës.

Shqipdon Fazliu, prokuror, ndërkaq ka thënë se Prokuroria e Shtetit përcjell me vëmendje të gjitha shkrimet hulumtuese dhe në të gjitha rastet ku shihet bazë për fillim të hetimeve apo së paku për grumbullim të informatave, sipas Nenit 83 të KPP-së, atëherë edhe e bën një gjë të tillë. /Zëri/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura