I hynë në shtëpi ta grabisin, por e dhunojnë dhe ikin. Veprimi i gruas shtatzënë që irritoi hajdutët me maska. Bashkëshorti nuk ishte sepse…

Jan 18, 2020 | 14:45
SHPËRNDAJE

hajdute

LIBRAZHD – Një grua, nënë e dy fëmijëve, e cila ishte shtatzënë në pritje të fëmijës së tretë, është dhunuar nga dy persona të maskuar, që kanë tentuar të vjedhin banesën e saj. 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30 të mbrëmjes së të enjtes, në fshatin Marinaj të rrethit të Librazhdit. Sipas deklarimeve të saj në Polici, Jetmira Gega ka pohuar se pasi po tentonte të vinte fëmijët në gjumë, ka dëgjuar zhurma brenda shtëpisë së saj.

Më pas, ajo është ndeshur me dy persona me maska, të cilët, sapo e kanë parë gruan në ambientet e dhomës, e kanë shtyrë atë me forcë dhe më pas janë larguar. Jetmira nuk ka mundur t’i shohë ata në fytyrë, pasi, sipas saj, kishin vendosur maska dhe ka mundur vetëm të shohë se njëri prej personave mbante një pistoletë në dorë. Sipas saj, të dy autorët ishin të gjatë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në sytë e dy fëmijëve të saj të mitur. Pasi autorët janë larguar, duke dështuar në tentativën e tyre për grabitje, e dëmtuara Jetmira Gega ka telefonuar si fillim bashkëshortin e saj, i cili nuk ndodhej në shtëpi, por në punë, dhe më pas Policinë.

Kanë qenë këta të fundit, të cilët e kanë ndihmuar gruan shtatzënë ta dërgojnë menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore, por që fatmirësisht lëndimi nga ana e dhunuesve nuk ka shkaktuar efekte te foshnja e saj në bark.

Policia, e cila ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ka nisur hetimet, ndërsa ka marrë në pyetje edhe gruan e shtëpisë, e cila ka pohuar sa më lart atë që i ka ndodhur në banesën e saj.

Dyshohet se autorët kanë hyrë brenda në banesë duke thyer xhamin e dritares së një prej dhomave të banesës njëkatëshe. Pasi ka ndjerë zhurmë, Jetmira ka shkuar në dhomën ku edhe është thyer xhami i dritares dhe ky fakt i paparashikuar nga personat që dyshohet se kishin hyrë për të grabitur, i ka irrituar duke dhunuar më pas Jetmirën, duke e shtyrë atë me forcë në një anë të dhomës.

Tashmë, Policia ka nisur hetimet për të zbuluar autorët e ngjarjes, ndërsa mësohet se në Komisariatin e Policisë janë shoqëruar disa persona, banorë të fshatit, me qëllim rënien në gjurmë të autorëve. Dyshohet se këta të fundit kanë pasur informacion se në këtë orë të natës nëna ndodhej e vetme në banesë, ndaj edhe kanë përfituar që ta grabisin atë. m.s.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura