I hoqën nga konkurimi këngën në festivalin e RTSH? Reagon Kastro Zizo

Nov 14, 2017 | 23:08
SHPËRNDAJE

Vetëm pak minuta më parë ish-kryeministri Sali Berisha në një postim në rrjetin social, facebook, ka postuar një mesazh të atij që ai e quan “kompozitori dixhital” për festivalin në RTSH.

kastro

Në atë denoncim thuhej se drejtori i përgjithshëm i RTSH-së Thoma Gëllçi kishte përjashtuar në mënyrë arbitrare këngën e Kastro Zizos nga festivali i fundvitit.

Por pas këtij denoncimi ka ardhur reagimi i këngëtarit Kastro Zizo. Në një reagim ekskluziv për newsbomb.al, Kastro e mohoi këtë denoncim duke thënë se situata po përdoret politikisht.

Pyetjes sonë nëse është e vërtetë ajo që shkruhej në postimin e shpërndarë nga Berisha, Kastro Zizo u përgjigj shkurt: “situata po përdoret politikisht, kjo e gjitha çfarë mund të them”.

Më herët Sali Berisha hodhi akuza të ashpra në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe drejtorit të RTSH Thoma Gëllçi për censurë ndaj artistëve, pasi sipas tij teksti i Kastro Zizos ishte cilësuar si i papërshtatshëm dhe për këtë arsye ishte hequr nga festivali.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura