I grisën rrobat vajzës e tentuan ta përdhunojnë, arrestohen dy të rinjtë

May 31, 2016 | 4:00
SHPËRNDAJE

TIRANE – Dy të rinj nga Mamurrasi janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës, pasi kanë tentuar të përdhunojnë një vajzë 21- vjeçare.

policia-e-tiranes-1-640x480-3

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Paskuqanit, në periferi të kryeqytetit, kur e dëmtuara ka qenë duke u kthyer në mbrëmje në shtë- pi, pasi kishte përfunduar kursin e anglishtes.

Autorët e dyshuar të ngjarjes janë shtetasit me iniciale L.B., 25 vjeç dhe D.B., 23 vjeç, të cilët u arrestuan nga shërbimet e Komisariatit nr.3 për përndjekje, veprime të turpshme dhe ngacmim seksual.

Ngjarja u denoncua në Polici nga vetë 21-vjeçarja, e cila në prezencën e një psikologeje tregoi se çfarë i kishte ndodhur vetëm pak metra para se të mbërrinte te porta e shtëpisë së saj.

Burime nga Policia thanë se dy të rinjtë e arrestuar, dyshohet se i ndiqnin lëvizjet e vajzës prej disa ditësh dhe ishin në dijeni të orarit kur ajo kthehej në shtëpi dhe ishte gjithmonë vetëm.

Për këtë arsye, ata e kanë pritur në një rrugicë të errët, disa metra larg shtëpisë së saj dhe sapo e kanë parë që po afrohej drejt tyre, njëri prej djemve i ka dalë para, duke e tërhequr nga krahu, në drejtimin ku ishte edhe shoku i tij.

Sipas denoncimit të 21-vjeçares, autorët i kanë mbyllur gojën me duar duke mos e lejuar që të kërkojë ndihmë, ndërsa i kanë grisur me forcë bluzën që kishte veshur.

Ajo thotë se është përleshur me ta dhe për këtë arsye ata edhe e kanë dëmtuar, duke i lënë disa shenja dhune në trup. Burimet thanë se shenjat ishin të dukshme në disa pjesë të trupit, kryesisht në krahë dhe në pjesën e qafës. Sipas vajzës, djemtë kanë tentuar ta përdhunojnë, por fatmirësisht ata kanë dëgjuar hapat e disa personave që po afroheshin pranë rrugicës dhe nga frika kanë vrapuar që të largoheshin nga vendi i ngjarjes.

Menjëherë 21- vjeçarja ka nxjerrë nga çanta telefonin dhe i ka telefonuar numrit 129 të sallës operative, ku ka denoncuar ngjarjen. Drejt adresës së dhënë janë nisur shërbimet e Komisariatit nr.3, që brenda pak minutash kanë arritur të lokalizojnë dhe të arrestojnë autorët e dyshuar të ngjarjes.

Mësohet se dy të dyshuarit janë njohur edhe nga vajza, së cilës i janë treguar fotografitë e tyre në Komisariatin nr.3, ndërsa vetë të akuzuarit nuk kanë pranuar të flasin për ngjarjen, duke e mohuar të jenë autorë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura