I grabiti mijëra euro pronarit të banesës sapo shkoi me pushime, arrestohet shqiptari në Ibiza

Oct 19, 2020 | 23:35
SHPËRNDAJE

Policia Kombëtare e Ibiza ka arrestuar dy burra, një spanjoll dhe një shqiptar, si autorë të dyshuar të një grabitjeje brenda një shtëpie.

pamplona-covid-19-1

Siç është raportuar nga Policia në një deklaratë, grabitja është kryer korrikun e kaluar. Autorët kanë thyer derën e shtëpisë dhe sapo hynë brenda, ata hapën me forcë kasafortën duke vjedhur sende me vlerë.

Shuma totale e vjedhur, midis parave të gatshme dhe sendeve të vjedhura, arrin në afërsisht 35,000 euro.

Agjentët filluan një hetim pasi morën denoncimin, duke verifikuar që ishte një grabitje e planifikuar.

Autorët sapo hynë në banesë, përdorën leva dhe mjete të tjera për të hapur kasafortën. Për të kryer veprën, ata u siguruan që pronari i shtëpisë të kishte shkuar me pushime.

Pas arrestimeve, disa bizhuteritë janë rikuperuar, kthyer te pronari i tyre i ligjshëm.

Të dy të arrestuarit kishin të dhëna për krime kundër pronës dhe shtetasit shqiptar iu dha gjithashtu një urdhër dëbimi. Aktualisht, hetimet vazhdojnë për të zbuluar nëse të arrestuarit mund të kenë lidhje me më shumë grabitje në qytetin e Ibiza.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura