I grabitën me dhunë 2 mijë euro një 20-vjeçari në Elbasan, arrestohen 3 persona! I gjendet kanabis në banesë njërit prej tyre (EMRAT)

Aug 14, 2022 | 12:32
SHPËRNDAJE

Tre persona janë arrestuar nga policia e Elbasanit pasi i kanë grabitur me dhunë 2 mijë euro një 20-vjeçari.

Në pranga janë vendosur shtetasit Dervish Rusta, 23 vjeç, Elidon Bosco (Sulollari), 25 vjeç dhe Françesko Çengeli 26 vjeç, të tre banues në Elbasan.

Këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë dhunuar dhe kanë kërcënuar me jetë shtetasin A.A., dhe i kanë marrë 2000 euro.

Dyshohet se konflikti mes të rinjve ka nisur në rrjete sociale, pasi 20-vjeçari kishte postuar në profilin e tij në Instagram, një foto të makinës së Dervish Rustës.

Duke u nisur nga kjo, policia ushtroi kontroll në banesën e Rustës ku gjeti dhe sekuestroi 74 doza kanabis, 2 peshore elektronike, 1 radio marrëse dhe 2 automjete.

Në vijim të veprimeve janë referuar materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit: A. K., 43 vjeç, A. H., 51 vjeç, A. B., 29 vjeç, të tre banues në Elbasan, pasi kanë patur dijeni për ngjarjen dhe nuk kanë kallëzuar në Polici.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Postimi”. Operacioni, nga strukturat e DVP Elbasan, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit. 

I morën me anë të kanosjes dhe dhunës, një shumë parash, një shtetasi, vihen në pranga 3 autorët e dyshuar.

Në banesën e njërit prej tyre, Policia gjeti dhe sekuestroi dhjetëra doza me kanabis, 2 peshore elektronike, 1 radio marrëse-dhënëse dhe 2 automjete.

Procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas të tjerë, për moskallëzim krimi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, pas marrjes së njoftimit se 3 shtetas kishin kanosur dhe dhunuar një shtetas dhe i kishin marrë atij, një shumë parash, kanë organizuar punën për kapjen e autorëve.

Në kuadër të operacionit “Postimi”, strukturat e DVP Elbasan, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

D.R., 23 vjeç, E. B.(S), 25 vjeç dhe F. Ç., 26 vjeç, të tre banues në Elbasan.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë dhunuar dhe kanosur me jetë shtetasin A. A., 20 vjeç, banues në Belsh dhe i kanë marrë atij shumën 2000 euro, pasi ai kishte postuar në rrjetin social instagram, automjetin e shtetasit D. R.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit D. R., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 74 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, 2 peshore elektronike, 1 radio marrëse-dhënëse dhe 2 automjete.

Në vijim të veprimeve janë referuar materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit: A. K., 43 vjeç, A. H., 51 vjeç, A. B., 29 vjeç, të tre banues në Elbasan, pasi kanë patur dijeni për ngjarjen dhe nuk kanë kallëzuar në Polici.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura