I grabitën mbi 43 mijë euro, menaxherja e një lokali denoncon në Polici

Nov 30, 2019 | 13:40
SHPËRNDAJE

1561978831_euro850x405-600x360

Një grabitje ka ndodhur dje gjatë ditës në Prishtinë, raporton Express. Përmes raportit 24 orësh, Policia ka njoftuar se në një lokal në kryeqytetin kosovar janë vjedhur mbi 43 mijë euro.

“Ankuesja femër K/Shqiptare – menaxhere e një lokali, ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë lokalit dhe nga kasaforta kanë arritur të vjedhin një shumë parash prej 43.466€.

Për rastin Prokuroria ka nisur hetimet, te cilat po vazhdojnë per gjetjen e autoreve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura