I grabisin banesën, policia zbulon të vërtetën e rëndë: I biri dhe shokët e tij…

Mar 12, 2018 | 18:29
SHPËRNDAJE

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur me 11 mars 2018, ditën e dielë, ku është vjedhur banesa e shtetasit P. Z. në fshatin Shelqet, Vau Dejës.

Policia e Shkodrës njofton se ka arrestuar në flagrancë 2 shtetas dhe po ndiqen në gjendje të lirë 2 persona të tjerë.

hajdut

Me datë 12.03.2018, nga strukturat e Komisariatit të Policisë Vau Dejës falë një pune intensive hetimore u arrestuan në flagrancë shtetasit:

Klovis Jeraj, 29 vjeç banues në fshatin Mjedë, Vau Dejës,

S. J. 16 vjeç banues në fshatin Mjedë, Vau Dejës,

Gjithashtu janë proceduar penalisht dhe ndiqen në gjëndje të lirë shtetasit:

E. Z. 16 vjec banues në fshatin Shelqet, Vau Dejës,

R. K. 17 vjec banues në fshatin Shelqet, Vau Dejës,

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi me datën 11.03.2018, kanë organizuar dhe kryer vjedhjen e baneses së shtetasit P. Z. në fshatin Shelqet, Vau Dejës.

Nga veprimet e para hetimore dhe gjatë kontrolleve të ushtruara në banesat e tyre, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale sendet e vjedhura në banesën e shtetasit P.Z. konkretisht janë; 680 000 Lekë të vjetra, 210 Euro, një sasi rreth 6 kilogram bizhuteri argjendi, një laptop, një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa, si dhe tre aparate celularë.

Ngjarja në fjalë është organizuar dhe drejtuar nga i biri i pronarit të banesës, shtetasi E. Z. ku është kryer vjedhja nga shtetasit e lartëpërmendur të cilët janë shokët e tij.

Materjalet iu referuan në Prokurorisë Pranë Gjykates së Shkalles së Parë Shkodër për veprat penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim” e “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” të parashikuara nga nenet 134-25 e 283 të Kodit Penal.

4cfb41ed-3c27-4321-b601-df1193b1b2b6 (1) 4cfb41ed-3c27-4321-b601-df1193b1b2b6 1e0df9a9-0d3e-43b6-b4aa-58f96408f14e 3a8da237-ce43-4a38-9ac6-8e9a35f85537

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura